Në NLB Bankën në Saraj janë vjedhur 115 mijë euro


Njëqind e pesëmbëdhjetë mijë euro janë vjedhur në grabitjen që ka ndodhur në filialin e NLB Bankës në Saraj që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kumtuan nga Banka.

“Sot në mëngjes në filialin e NLB Bankës në komunën e Sarajit në QT ‘Saraj Center’ ka ndodhur grabitje nga ana e një grupi të personave të armatosur. Në momentet e ngjarjes në filialin të pranishëm ishin të punësuarit dhe klientë, me ç’rast të gjithë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë. Përfaqësues të bankës janë në kontakt me klientët dhe të punësuarit të cilët kanë qenë të pranishëm në filial, duke vendosur sigurinë  e shëndetit të tyre në plan të parë”, theksohet në kumtesë.

Prej atje shtojnë se janë në bashkëpunim intensiv me organet kompetente me qëllim të zbulimit më të shpejtë të detajeve dhe zgjidhjes së rastit.

Për momentin për shkak të hetimit dhe zbardhjes së rastit, ekspozitura Saraj nuk punon, ndërsa paralajmërojnë se me punë të rregullt do të vazhdojë nga 10 korriku i vitit 2019.