Në Nigeri gjatë sulmit të armatosur e kanë humbur jetën 10 njerëz


Të paktën dhjetë persona e kanë humbur jetën në një sulm të armatosur në krahinën Zamfara, Nigeria veriore.

Zëdhënësi i policisë në Zamfara, Mohamed Sheh deklaroi se sulmin e armatosur e kanë kryer persona të panjohur të cilët me moped kanë arritur në fshatin Kuare.

“Në sulm janë vrarë të paktën 10 njerëz, ndërsa janë lënduar shumë persona”, theksoi Sheh.

Pas sulmit në fshatin Kvare janë sistemuar pjesëtarë të forcave nigeriane të sigurimit.

Në disa rajone nigeriane, të shpeshta janë përleshjet midis fiseve për kontroll të tokës, Një numër i madh i banorëve nga fshatrat përreth për shkak të përleshjeve janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre.