Në lëndën “Titanik 3” emërohet gjykatëse e re, seanca e ardhshme gjyqësore më 15 mars


Me emërimin e gjykatëses së re në lëndën,  gjykatësja Marija Kletiçka, sot sërish e filloi  seancën gjyqësore për rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike.

Njëherit,  para dy jave gjykatësja Ola Ristova, e cila e ka udhëhequr rastin “Titanik 3”, kërkoi  përjashtim të lëndës, që ishte miratuar  nga ana e  kryetarit të Gjykatës Penale Shkup Ivan Xholev.

Pasi procedura fillon prej në fillim,  Kletiçka kërkoi nga prokurorët,  si dhe nga të akuzuarit Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI,  të cilët akuzohen  se si anëtarë  të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair  në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar materialin zgjedhor,  t’i nxjerrin  fjalët e tyre hyrëse.

Palët e involvuara në proces thanë se, pasi bëhet fjalë për procedurë tashmë të zbatuar, mbesin në atë që e kanë thënë më parë, ndërsa është vendosur në procesverbal.

Alimi dhe Guri theksuan se nuk ndjehen fajtor në lidhje me akuzën e PSP-së.

Prokurori Gavril Bubevski kërkoi të mos thirren sërish dëshmitarët  të cilët tashmë janë dëgjuar, ndërsa deklaratat e tyre të ndiqen  përmes  videove të cilat i posedon gjykata, por Alimi dhe Guri refuzuan  me arsyetimin se dëshmitarët  duhet  fizikisht të jenë të pranishëm me qëllim  që këshilli gjyqësor të mund të vlerësojë me drejtësi.

Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre sot kërkuan  tërë dokumentacioni i lëndës “Titanik 3” të përkthehet në gjuhën shqipe, duke thënë se ajo u është mundësuar  me Ligjin për gjuhët.

Seanca e ardhshme  gjyqësore për lëndën “Titanik 3” është caktuar  për më 15 mars.