Në kongresin e Aleancës do të votojnë rreth 700 delegatë, Sela rikandidon për kryetar


Këshilli Qendror i Aleancës për Shqiptarët për përgaditjen e Kongresit të parë të ASH-së, javën e kaluar me sukses e ka mbaruar fazën e zgjedhjeve të mbrenndëshme dhe konsolidimin e strukturave partiake duke filluar nga kuvendet e nëndegëve dhe degëve, kryetarët e nëndegëve dhe degëve,kryesitë e nëndegëve dhe degëve. Poashtu nëndegët u kanë propozuar degëve edhe Delegatët për Kongresin e I-rë të ASH-së që do të mbahet më 10 Mars, si dhe propozimet për Kuvendin Qendror të ASH-së që pritet ta zgjedh Kongresi.

Ky proces i cili zgjati për një muaj bazën e ka te afërsisht 20.000 anëtarët e ri të regjistruar me fletëanëtarësime. Procesi i zgjedhjeve të strukturave partiake, kryetarëve të Nëndegeve dhe Degëve partiake, poashtu ishte në frymën e një procesi legjitim dhe demokratik. Shumica e Kryetarëve të Degëve u zgjodhën në një proces të rregullt me votim të fshehtë me kuti, ndërsa një pjesë e tyre u zgjodhën me konsensus.

Çdo degë dhe nëndegë e ASH-së i kanë dhënë mbështetje dhe përkrahje të parezervë kandidaturës se Kryetarit aktual të Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela për të udhëhequr me ASH-në dhe asnjë degë partiake nuk kanë paraqitur kandidatur tjetër për të njëjtin pozicion.

Numri i përgjithshëm i Kongresit të parë të ASH-së është nga 680 deri në 700 Delegatë, në mesin e tyre edhe 20 Delegatë nga Diaspora Shqiptare, të cilët do votojnë për Kreun e Partisë, për Statutin e ri të ASH si dhe do të votojnë edhe për 150 anëtarët e Kuvendit Qëndror të partisë, si organ më i lartë ekzekutiv. Kuvendi Qendror, në mbledhjen e parë të saj do të zgjedh edhe kryesinë e partisë me propozim të kryetarit të sapozgjedhur.

Kryetar të Degëve të ASH u zgjodhën:

Strugë: Imer Imeri
Dibër: Ilirjan Fetahu
Kërçovë: Abdulla Sejdini
Tetovë: Altrim Mahmuti
Gostivar: Jeton Selimi
Kumanovë: Huzeir Mustafi
Çair: Fadil Nika
Bogovinë: Halil Sulejmani
Vrapcisht: Isen Shabani
Zhelinë: Shaban Arsllani
Bervenicë: Kujtim Idrizi
Tearcë: Tahir Tairi
Jegunovcë: Nadi Sulejmani
Shutorizare: Sevdair Aziri
Cucer Sandevë: Liman Limani
Prespë: Maliq Shemshedini
Manastir: Afrim Selimi
Saraj; Nexhat Nuishi
Likovë: Ardian Demiri
Dollnen: Bajram Alia
Haracinë: Skender Jusufi
Gazi Babë: Adnan Alija
Zelenikovë: Nusret Elmazi
Sopishtë: Orhan Gafuri

Ndërsa ditët në vijim pritet edhe mbajtja e Kuvendeve Zgjedhore në Veles, Çashkë dhe Butel. Ndërsa në Ohër,Mavrovë-Rostushë dhe Petrovec do të formohen Këshillat Vendor.“, – thuhet në njoftimin e Aleanca për Shqiptarët./Almakos