Në Kërçovë nesër do të votojnë 74 të sëmurë
Kërçova është gati për procesin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, thotë kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor, Antigona Seferi, e cila njofton se nesër do të votojnë gjithsej 74 të sëmurë dhe persona të pamundur, përkatësisht 73 të sëmurë dhe një person në arrest shtëpiak.
“Ishte paraqitur edhe një i sëmurë, por për fat të keq siç na informuan ai ndërroi jetë, deklaroi Seferi.
Theksoi se Komision Komunal i Zgjedhjeve plotësisht është i përgatitur për zgjedhjet të dielën.
“Janë formuar 115 këshilla zgjedhore në shkallë komune, materiali për votim ka arritur dhe është shpërndarë në kohë”, tha Seferi.
Në Kërçovë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të drejtë vote kanë gjithsej 50,292 votues.