Në Gjykatën Penale do të kërkohet përgjegjësi për vdekjen e Tamarës së vogël


Në Gjykatën Penale Shkup sot në bankën e të akuzuarve duhet të ulen 12 persona në lidhje me vdekjen e Tamara Dimovskës nga Velesi, e cila në vitin 2015 humbi jetën duke pritur operacionin në  shpinë jashtë vendit. 

Me akuzë për “punë të  pamatur në shërbimet” Prokuroria Themelore Publike ngriti kallëzime penale kundër ish-drejtoreshës së Klinikës së fëmijëve Aspazija Sofijanova, si anëtare e komisionit të shkallës së dytë dhe ish-drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë (FSSHR), Maja Parnarxhieva – Zmejkova dhe Xhemali Mehazi.

Kallëzime penale janë parashtruar edhe kundër anëtarëve të komisionit të shkallës së parë të mjekëve, gjegjësisht Vladimir Popovski, Aleksandër Çaparovski, Liljana Tozija, Natalija Dollnenec Baneva dhe Nikolla Gramatikovski, si dhe kundër anëtarëve të komisionit të shkallës së dytë, Aleksandër Stojanoviq, Shaban Memeti, Riste Simeonov dhe Elena Tërpkovska.

Në seancën e mëparshme, gjykimi u anulua për shkak të mungesës së shumë nga të akuzuarve.