Në fatkeqësinë e avionit në Etiopi jetën humbën 21 zyrtarë të Kombeve të Bashkuara


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot ka deklaruar se së paku 21 zyrtarë të KB-së kanë vdekur në rrëzimin e djeshëm të avionit të “Etiopia erlajns” si dhe nuk është vërtetuar numri i personave të cilët bashkëpunuan me Organizatën botërore.

Guteresh seancën e Komisionit për statusin e gruas në selinë e KB-së në Nju Jork e ka filluar me një minutë heshtje duke nderuar 157 viktimat e fatkeqësisë së djeshme.

“Ajo është tragjedi globale që gjithëve na ka prekur dhe KB janë të vetmit në dhembje”, ka thënë Guteresh.

Ai ka shtuar se viktimat e KB-së që kanë qenë nga gjitha zonat e botës “kanë pasur një qëllim të përbashkët- shpirtin që t’u shërbejnë njerëzve të botës dhe ta bëjnë vend më të mirë për të gjithë”.

Avioni i “Etiopia erlajns” i cili ka pasur relacionin Adis Abeba deri në Najrobi është rrëzuar gjashtë minuta pas fluturimit.