Në Berlin Zaev takohet me Merkelin


Kryeministri i Maqedonisë më 21 shkurt do të udhëtojë për në Gjermani ku do të realizoj takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. Siç bëhet e ditur, takimi Merkel – Zaev është planifikuar në Davos dhe do të ndodh pikërisht pas raundit të ri të bisedimeve mes ministrave për punë të jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Prej burimeve qeveritare kuptojmë se bisedimet e reja do të rifillojnë javën vijuese, ndërsa deri më tani vetëm janë konfirmuar qëndrimet e të dyja palëve me qëllim që ky hap të përfundoj sa më shpejt, nëse është e mundur deri në mars ose prill.

Mirëpo burimet qeveritare nuk bëjnë të ditur për rolin e saktë të kancelares gjermane Merkel në negociatat për çështjen e emrit, por ajo që dihet është se Athina zyrtare është kundër përfshirjes së palës së tretë në procesin e negociatave e cila zhvillohet nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.