Në Berlin është sulmuar një myslimane për shkak se ka bartur shami


Në Berlin sot është sulmuar dhe abuzuar verbalisht një myslimane 54 vjeçare, e cila ka bartur shami, deklaroi policia gjermane.

Në një shitore, një grua 28 vjeçare i është afruar myslimanes dhe ia ka hequr shaminë nga fytyra dhe ka filluar ta ofendojë. E sulmuara ka dalë nga shitorja, por gruaja ka filluar ta ndjekë dhe ka filluar të thërrasë parulla kundër të huajve, pas çka është arrestuar.

Vitin e kaluar, Parlamenti gjerman e miratoi propozimin e qeverisë t’u ndalohet nëpunësve shtetërorë në shkolla, gjykata dhe institucione tjera ta mbulojnë fytyrën, ndërsa grupet antiislamike në Gjermani kërkojnë që kjo ndalesë t’u referohet të gjithë atyre që e mbulojnë fytyrën me shami.