Ndryshimi i ministrave dhe funksionarëve të tjerë deri në mes të qershorit

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se e di se cilët persona do t’i vendoste në vendet të cilat do të zbrazen pas “fshesës” së paralajmëruar në Qeveri dhe institucione të tjera, dhe se tashmë bisedon me disa prej tyre. Pret që ndryshimet e para të ndodhin më së voni deri në mes të qershorit.

“Tashmë po bisedoj me njerëz veçanërisht njerëz të rinj të cilët duhet të vijnë në pozicione të cilat do të ndryshohen dhe zbrazen. Bisedimet rrjedhin. Çdo kohë të lirë e shfrytëzoj për të biseduar  me ata njerëz që të mund të konfirmoj se pranojnë ta bëjnë atë punë, ashtu që besoj se do të arrij jo më vonë nga fundi i gjysmës së parë të qershorit”, tha Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të godinës së re të SHF “Vera Jociq” në Hipodrom.

I pyetur për këshilltarët e tij dhe si i zgjedh, Zaevi u përgjigj – “i zgjedh sipas nevojës së shtetit”.  Dy të fundit që i ka zgjedhur,  për të cilët kontratat janë të përkohshme dhe jo më të gjata se një vit, janë shkrimtari Venko Andonosvski dhe Aleksandar Ruzhin.

Andonosvski është i angazhuar  për procedurën për hapjen e Qendrës Kulturore të Maqedonisë në Serbi, ndërsa Ruzhini punon në disa projekte dhe investime nga kompani nga Belgjika dhe Franca dhe në sigurimin e përfaqësive të kompanisë polake për armë si pjesë e agjendës së NATO-s.