Ndryshimet në Kodin Penal, Qeveria mohoi se ka marrëveshje të re për amnisti


Nuk ka amnisti dhe marrëveshje të re për ndryshimin e nenit 353 nga Kodi penal, thotë  Qeveria pasi në opinion dolën informata se do të ndryshohet neni që ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, për të cilat akuzohen një pjesë e të akuzuarve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, dje Kuvendi e miratoi nevojën e ndryshime të Kodit penal me procedurë të shkurtuar, ndërsa pritet që ndryshimet të votohen në seancë të premten. Kontestuese është ajo që propozuesi për 24 orë, i ka dorëzuar dhe i tërhequr ndryshimet në ligj, për të cilat reagoi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, i cili kërkonte shpjegim në seancën e djeshme.

Së pari propozim-ligji parashikonte ndryshime në nenin 353, më pas u tërhoq.

Ajo që tani ndryshohet në ligj është neni 275 i Kodit Penal, që lidhet me keqpërdorimin e procedurës për thirrje publike, ndarjen e marrëveshjes për furnizime publike ose partneritet publiko-privat. Me ndryshimet e paragrafit 3, dënimi me burg do të ulet nga 5 në 4 vjet.