Ndryshimet kushtetuese sot në komision parlamentar


Seanca e parë e Komisionit për çështje kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë do të fillojë sot, ndërsa seanca plenare është planifikuar për të hënën.

Sipas nenit 196 të Rregullores së Kuvendit, kontrollet e propozimit për qasje në ndryshime të Kushtetutës në Komision mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune.

Anëtarët e Komisionit dhe deputetë gjatë kontrollit mund të flasin disa herë nga koha e përgjithshme prej 20 minutave, ndërsa koordinatorët e grupeve të deputetëve kanë në dispozicion 30 minuta.

Kryetar i Komisionit për çështje kushtetuese është Talat Xhaferi, zëvendës i tij është Xhevat Ademi, ndërsa anëtarë janë: Betian Kitev, Enes Ibrahim, Sonja Mirakovska, Samka Ibraimovski, Liliana Popovska, Aneta Simeska-Dimoska, Tatiana Lalchevska, Surija Rashidi, Nikolla Gruevski, Trajko Veljanovski, Dimitar Stevanandzija, Nada Tsipusheva, Dafina Stojanovska, Ivan Stoilkoviq, Stojan Milanov dhe Fadil Zendeli. Gjithë këto anëtarë kanë edhe zëvendësuesit e tyre.

Ndërsa akoma është e paqartë nëse në seancën e sotme do të marrin pjesë deputetët e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE./Gazeta e Pavarur