Ndryshimet kushtetuese në fazën përfundimtare


Fillon faza e tretë e procedurës për ndryshimet kushtetuese në harmonizimin me Marrëveshjen e Prespës. Sot në Qeveri do të organizohet debati i parë nga pesë debatet publike për katër draft-amendamentet kushtetuese. Pas pesë ditëve Qeveria duhet të dorëzojë raportin përfundimtar në Kuvend dhe më pas kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në harkun kohor prej 30 ditësh duhet të caktojë seancë plenare, në të cilën është e nevojshme shumicë prej dy të tretave për miratim përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese.