Ndryshimet kushtetuese në fazën e fundit


Procesi i ndryshimeve kushtetuese në pajtim me Marrëveshjen e Prespës pas pesë debateve të mbajtura publike që i organizoi Qeveria për katër projekt-amendamentet hyjnë në fazën finale. Qeveria ka obligim të parashtrojë Raport në Kuvend për debatet publike dhe propozim-amendamentet, pas çka në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, kryetari i Kuvendit duhet ta caktojë mbledhjen plenare jo më herët se tridhjetë ditë. Në këtë fazë të ndryshimeve kushtetuese amendamente të projekt-amendamenteve mund të parashtrojnë edhe deputetët. Amendamentet kushtetuese do të konsiderohen të miratuara nëse për to votojnë 80 deputetë.