Ndotja ngulfat Shkupin


Në 24-orët e kaluara në Shkup vetëm dy orë ajri nuk ka qenë i ndotur. Përqëndrimet e grimcave PM10 në kuadër të së lejuarës deri në 50 mikrogramë janë vërejtur në orën 15 në stacionet matëse në Gazi Babë dhe Lisiçe  dhe në orën 16 në Gazi Babë. Në pjesën tjetër të 24-orëve në të gjitha pjesët e qytetit përqëndrimet kanë qenë disa herë mbi të lejuarën duke arritur në 470 metër kub.

Në Qendër në stacionin matës përqëndrimet kanë lëviziur nga 74 deri në 152 mikrogramë, në Gazi Babë nga 90 deri në 275, në Karposh nga 84 deri në 297, në Lisiçe nga 82 deri në 470 mikrogramë dhe në Rektorat deri në 277 mikrogramë.

Ndotja më e madhe ka qenë në Lisiçe prej orës 21 në mbrëmje deri në mesnatë kur përqendrimet në vazhdimësi kanë qenë mbi 400 mikrogaram.