Ndotja alarmante përsëri, aktivizohet transporti publik falas


Për shkak të ndotjes alarmante sot prej orës 10.30 është aktivizuar përsëri transporti publik falas në Shkup, kështu bëri të ditur kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Shilegov tha se janë aktivizuar edhe masat tjera për parandalimin e rritjes së ndotjes së ajrit. Kryebashkiaku Petre Shilegov urdhëroi të punësuarit e Qytetit të Shkupit që në punë të shkojnë me autobusë apo transport të organizuar. Ndërmarrjen Publike Komunale që të intensifikoj aktivitetet për pastrimin e rrugëve.