Ndëshkoni Sergio Ramos, mbi 200 mijë vetë nënshkruajnë peticionin e veçantë


Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka gjetur veten objektiv të një peticioni, në të cilin bëhet thirrje që ai të ndëshkohet, pasi e detyroi Mohamed Salah të Liverpool të dilte jashtë finales së Ligës së Kampionëve.
Ramos nuk është tamam një i huaj për urrejtjen e përhapur jashtë Real Madridit, në sajë të stilit të tij të pisët të të luajturit.Dhe ai u bë targeti kryesor publik pas faullit ndaj Salah, në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve, të cilën Real Madridi e fitoi 3-1.

Ndërkombëtari i Egjiptit u tërhoq nga Ramos dhe pësoi dëmtim në shpatullën e tij, ndaj u largua nga fusha, duke qarë shanset e Kupës së Botës, tani në rrezik serioz.
Një peticion, që ka mbledhur tashmë më shumë se 200.000 nënshkrime, kërkon që UEFA dhe FIFA të ndërmarrin veprime ndaj tij. “Sergio Ramos e mbante qëllimisht krahun e Mohamed Salah nën sqetullën e tij. Në këtë mënyrë ai shkaktoi zhvendosje të shpatullës së kundërshtarit, duke e bërë që të humbasë jo vetëm pjesën tjetër të finales së Champions-it, por edhe të vërë në rrezik serioz Kupën e Botës 2018, – argumenton autori i peticionit.Përveç kësaj, ai vazhdoi të vepronte në mënyrë të pandershme, duke stisur faulla të paqenë të Liverpool.

Me simulim, ai ndikoi që arbitri t’i jepte Manne një karton të verdhë, që nuk e meritonte. Sergio Ramos përfaqëson një shembull të tmerrshëm për gjeneratat e ardhshme të futbollistëve. Në vend që të fitojë ndeshjet në mënyrë të drejtë, ai përdor truket, që sfidojnë frymën e lojës së drejtë. UEFA dhe FIFA duhet të marrin masa ndaj Ramos dhe lojtarëve të ngjashëm, duke përdorur regjistrimet video të ndeshjeve për të mbajtur frymën e lojës”.