Ndërron jetë gazetari Risto Popovski


Mbrëmë ndërroi jetë gazetari Risto Popovski.

Popovski (1945-2018) ishte themelues i Agjencisë së parë të Ballkanit Makfaks, një nga iniciatorët për formimin e platformës së mediumeve të CIVIL – Qendra për liri, dhe ka qenë redaktor në agjencinë Tangjung.

Karrierën e gazetarisë e fillon në Radio Shkupi ku ka punuar nga viti 1965 si volenter, kurse nga 1970 atje angazhohet edhe profesionalisht. Nga viti 1974 deri në vitin 1992 ka qenë në Tanjung, në radhë të parë si gazetar, e më pastaj si shef i redaksisë së Maqedonisë në Tanjung. Ka qenë korrespodent në Moskë në kohën e ndryshimeve historike të fillimit të viteve nëntëdhjetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 1992 e ka themeluar Agjencinë e gazetarisë Makfaks dhe ka qenë komentuesi të përjavshmes Globus, gazetës ditore Shtyp i lirë, si dhe komentues nga Maqedonia për Al Jazeera.

Popovski gjatë kohë ka qenë aktivist i CIVIL – Qendër për liri. Fitues i çmimit për vepër jetësore nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë.