Ndërroi jetë një i burgosur në Idrizovë


Një i burgosur nga INP “Idrizovë”, i dënuar për vrasje me 13 vite burg, dje ka ndërruar jetë në klinikat e Shkupit, nga infarkti.

Siç informon për MIA-n drejtori i burgut Bobi Mojsoski të burgosurit i është përkeqësuar gjendja derisa ka qenë në burg. Të burgosurit kanë tentuar t’i ndihmojnë, pas së cilës menjëherë e kanë dërguar në spital, por atje kanë konstatuar vdekjen.

“I burgosuri nuk është ankuar për dhimbje dhe sipas kartonit të shëndetësisë, nga shtatori i vitit të kaluar nuk ka kërkuar asnjë intervenim”, tha Mojsoski.

I burgosuri të premten është pranuar në INP “Idrizovë” nga burgu Shkup ku ka qenë në paraburgim. I burgosuri është dënuar me 20 vjet për një vrasje në Liqenin e Treskës, ndërsa në rigjykim dënimi i është zvogëluar në 13 vjet burg.