Ndërpritet qarkullimi në rrugën Shkup-Prishtinë


Rruga magjistrale nga Kaçaniku deri në Han të Elezit, saktësisht deri te vendkalimi kufitar Bllacë midis Kosovës dhe Maqedonisë sot dhe nesër do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve në autostradë “Arben Xhaferi” që lidh Prishtinën dhe Shkupin.
Prandaj sot dhe nesër (7 -8 dhjetor) qarkullimi rrugor do të ndërpritet n të dyja drejtimet, Kosovë-Maqedoni dhe anasjelltas. Regjimi i ndërprerjes do të jetë: sot (7 dhjetor) prej orës 9-12 dhe prej orës 14-17, dhe nesër (8 dhjetor) prej orës 7-17.