NATO shënon 70 vjetorin


Pakti veriatlantik (NATO) nesër shënon 70 vite  të themelimit të vet, në kushte kur përballet me shumë sfida globale, por edhe tensione dhe mospajtime të brendshme.

Marrëveshja për themelimin e Paktit veriatlantik u nënshkrua më 4 prill të vitit 1949 në Uashington, por “ditëlindja”, përveç në kryeqytetin amerikan, do të festohet edhe në Londër, ku ishte selia e parë e NATO-s, e cila më vonë, në vitin 1952 u transferua në Paris, e më pas në vitin 1962 në Bruksel, ku ndodhet edhe sot.

Prej vitit 1949 e deri më sot, bota kaloi nëpër ndryshime thelbësore, politike dhe sociale, ndërsa me zhvillimin ekonomik dhe teknologjik erdhi edhe deri te ngritja e internetit dhe mediumeve të reja. Tani kur NATO feston 70 vite të formimit, shumica nuk janë të sigurt nëse për një aleancë ushtarake ky është fillimi i një moshe të pjekur apo kohë pensionimi.

Ambasadorja amerikane në NATO, Kej Bejli Hatçinson, vlerësoi se 70 vite me të vërtetë janë periudhë e gjatë, “mjaft e gjatë kur bëhet fjalë për një aleancë ushtarake”.

“NATO është aleanca ushtarake më afatgjate në histori”, theksoi ajo.

Qarqet liberale, majtistët ekstremë dhe të ashtuquajturit “unilateralët dhe izolacionistët e rinj” nga Evropa kërkojnë heqjen e Aleancës dhe pajtim të madh me Rusinë.

Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, NATO u krijua si kundërpeshë e përhapjes globale të ideologjisë komuniste dhe si mjet për kufizim të fuqisë ushtarake të Bashkimit të atëhershëm sovjetik. Si përgjigje e formimit të NATO-s, ish-Bashkimi sovjetik dhe vendet nga Blloku socialist evropian-lindor, i cili ishte nën kontroll të Moskës, në vitin 1955 krijoi aleancë ushtarake të quajtur Pakti i Varshavës.

Me rënien e Perdes së hekurt dhe kolapsit të komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1991, dështoi edhe Pakti i Varshavës. Por, edhe pse arsyet për themelimin e Aleancës nuk ekzistojnë pothuajse tashmë tre dekada, NATO ende ekziston.

Nga fundi i Luftës së ftohtë, kur Rusia në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar dhe dekadës së parë të shekullit 21 nuk paraqiste kërcënim ushtarak për vendet perëndimore, zgjerimi i Aleancës, krahas asaj të Bashkimit Evropian, u shndërrua në armë të re të Perëndimit për përhapje të institucioneve të veta politike, ushtarake dhe ekonomike në Evropën Lindore.

Sulmet terroriste në SHBA më 9 shtator të vitit 2001 ndryshuan shumë gjëra. Atëherë pati tentime që NATO të transformohet në “aleancë mbinacionale” si motor kryesor në “luftën kundër terrorit” të presidentit amerikan Xhorxh Bush i Riu dhe për realizim të qëllimeve gjerësisht të definuara, por tentimi i tillë megjithatë dështoi.

Sipas teknokratëve të Brukselit dhe “petritëve” në Uashington, Londër dhe Varshavë, por edhe sipas kryeqyteteve të vendeve baltike dhe të Ballkanit, NATO sot qëndron fuqishëm në vend me vlera themelore dhe arsye për ekzistim.

Për ta, 70-vjetori është datë historike që e çimenton vendosmërinë për kundërshtimin e politikës së ripërtërirë agresive ruse, të manifestuar në pamjen e “armikut dhe minuesit më të madh të unitetit veriatlantik”, presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin. Por, këtu janë edhe Kina dhe Irani, të cilat qëndrojë krah për krahu me Kremlinin.

Në Uashington këtë javë nuk do të shënohet vetëm përvjetori, por do të diskutohet edhe për sfidat e ardhshme, si modalitetet e reja të kundërshtimit të luftës hibride ruse kundër Perëndimit, sulmeve kibernetike kineze, faktorit iranian për destabilizim të Lindjes së Afërt, si dhe për denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Financimi i Aleancës, për çka presidenti amerikan, Donlad Tramp ishte kritik duke i akuzuar anëtaret e tjera se nuk ndajnë mjaft mjete për mbrojtjen dhe se pjesa më e madhe e barrës i bie SHBA-së, është edhe një sfidë e madhe.

QË këtej, vëzhguesit do të ndjekin me kujdes se si në këtë përvjetor Aleanca do t’i tejkalojë mospajtimet e brendshme. Tramp, i cili dje në Shtëpinë e Bardhë e priti sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ishte i qartë rreth qëndrimeve të tija gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016, kur tha se Aleanca është “vjetërsuar”. Sipas tij, në NATO mungon fokusi ndaj terrorizmit, përderisa SHBA-ja po ndërmerr pjesë të madhe të shpenzimeve.

Sipas rregullave të NATO-s, vendet anëtare duhet në vit të ndajnë së paku dy për qind nga bruto prodhimi i vet vendor për nevojat e mbrojtjes. Por, vetëm shtatë nga 29 vendet anëtare e arritën atë nivel në vitin 2018. Disa ekspertë konsiderojnë se zbatimi i rregullës së dy përqindëshit është shumë i rëndësishëm.