Nakevska: Le të publikohen dokumentet për “MONSTRËN” që cilësohen “sekret shtetëror”


Zorica Nakevska, nëna e njërit prej të vrarëve në Liqenin e Smilkovës, ka deklaruar se gjykata, PSP duhet ta vërtetojë rolin e të akuzuarve, nëse janë të lidhur me rastin si ekzekutorë kryesorë, ose ndihmës.

“Le t’i publikojnë pesë mesazhet e funksionarëve të BDI-së dhe të akuzuarve që janë klasifikuar si sekret shtetëror. Të gjenden edhe dy persona të panjohur që nuk janë të përfshirë më në hetim pasi janë të pakapshëm. Fëmijët tanë janë mbytur të enjten, ndërsa u sollën të premten pasdite. Ishin me sy të hapur dhe u rridhnin lotë. Gjithë ata që kanë marrë pjesë në vrasje le të frikësohen nga ata lotë të gjithë që luani me ndjenjën tonë”, tha Nakevska.

/SHENJA/