Musliu: Jam emëruar nga Pendarovski pas të cilit qëndroi edhe BDI


Drejtori i ri i Agjencisë të Zbulimit Eroll Musliu në një deklaratë për Alsat-M thotë se nuk mund t’i komentojë vërejtjet e BDI-së për emërimin e tij nga ana e presidentit Stevo Pendarovski.

Musliu sqaroi se duhet të pritet vendimi të dalë në Gazetën zyrtare dhe funksioni i tij i drejtorit të zyrtarizohet.

“Nuk mund të jap deklaratë derisa të shohë se vendimi për emërimin tim, drejtor i Agjencisë për Zbulim të dalë në Gazetën zyrtare. Nuk ka problem, nga e hëna u qëndrojë në dispozicion”, deklaroi Musliu.

Thotë se nuk është i njoftuar me deklaratën e sotme të zëvendëskryeministrit Bujar Osmani se BDI-ja nuk dakordohet me vendimin të emërohet në këtë funksion.

“Nuk e kamë lexuar këtë deklaratë të zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, megjithatë dje e dëgjuat, kishte qëndrim edhe nga presidenti, unë jam emëruar nga presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski”, tha Musliu.

I pyetur t’i komentojë deklaratat e BDI-së, Musliu u përgjigj se “nuk e din cili është qëndrimi i partisë politike BDI, por sa e din janë bashkë në qeveri me LSDM, gjegjësisht e mbështetën presidentin Stevo Pendarovski.