Musa: Nuk ka rritje të numrit të të prekurve nga fruthi


Nuk ka tendencë të rritjes së numrit të prekurve nga fruthi, ndërsa mbetet në fuqi ndalesa për pranim të fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe që të pengohet përhapja e mëtejmë e sëmundjes, ka thënë zëvendës ministri i Shëndetësisë Asim Musa në seancën e pyetjeve të deputetëve.

“Nuk tendenca të rritjes së numrit të të prekurve nga fruthi. Numri i fëmijëve të vaksinuar dhe qytetarëve me ditën e djeshme është 8.800, pra rreth 9 mijë do të ishte deri në fund të ditës. Numri i përgjithshëm i të pavaksinuarve ka qenë 15 mijë, 12 mijë kanë qenë fëmijë nga mosha parashkollore, ndërsa të tjerët kanë qenë të moshuar. Me përfundimin e procesit të vaksinimit, presim edhe ulje të të prekurve nga fruthi”, ka thënë Musa.

Ai ka shtuar se vaksinat të prodhuara nga “Glaksosmit” janë të cilësisë së lartë dhe të regjistruar në gjitha vendet e BE-së dhe në më shumë se 70 vende jashtë BE-së.

“Assesi nuk bëhet fjalë për dyshim të cilësisë së vaksinave. Duhet bashkërisht të luftojmë me konfuzionin që u krijua me deklaratat në kutitë me gabime në datën e afatit”, ka thënë Musa.