Murtezani: Referendumi ishte i suksesshëm, por censusi nuk ka qenë real


Zëdhënësi i Lëvizjs Besa me kryetar Afrim Gashin në një press-konferencë ka deklaruar referendumin si të lirë dhe demokratik. Ai ka theksuar se referendumi ka qenë i suksesshëm por se censusi nuk ka qenë real.

“Urojnë qytetarët që dolën në zgjedhje. Në vendet ku ka shumicë të Besës, ka pasur edhe nivel më të lartë të daljes”, ka deklaruar Murtezani. “Censusi nuk ka qenë real pasi dihet se sa persona kanë dalë jashtë shtetit. Duhet doemos të bëhet regjistrimi i popullsisë dhe të pastrohet lista zgjedhore. Numri prej 900 mijë personave s’ka qenë real. Ne mbështesim procesin e mëtejmë të jetësimin të marrëveshjes me Greqinë”, tha Murtezani.