Murtezani: Bilall Kasami ka falsifikuar dokumente


Оrhan Murtezani nga Lëvizja BESA- krahu i Shkupit ka zbardhur detaje të falsifikimit të dokumenteve rreth emrave për kryetarë të degës siç tha nga ana e Bilall Kasamit.

“Ne kemi hulumtuar në gjyq dhe kemi gjetur dokumentet që ka falsifikuar ish kryetari. Në periudhën kur ai ka qenë kryetar i partisë ai në fakt kishte punuar fshehtas. Me këta emra ai ka dashur të krijojë shumicë fiktive brenda partisë duke dërguar në gjyq emra të falsifikuar të kryetarëve të degëve. Se çfarë falsifikimi ka bërë ish kryetari i BESËS, dëshmon edhe ajo në se mesin e 25 emrave ka futur edhe 5 emra tjerë të falsifikuar për zgjedhjet e brendshme. Ai me këtë do të përballet me padi penale për falsifikim”, ka thënë Murtezani, njofton Medial.mk.