Murinjo përsëri i ofrohet Interit


Zhoze Muriunjo është i gatshëm të kthehet në Inter. Portugezi është bërë legjendë e “nerazurëve” me “rrëmbimin” e tre titujve gjatë sezonit 2009/10, me çka vendosi të merr në udhëheqje Real Madridin. Tani Murinjo punon si analist për “Bein Sports” pasi e pret përfundimin e sezonit që të vazhdojë punën si mentor.

“Mendoj se është shkas për krenari të jesh i dëshiruar nga klubi ku ke punuar më herët. Ekipi i vetëm në të cilin kam ndjenja se nuk e kam kryer punën është Mançester Junajted. Kur u ktheva në Çelzi, u ndjeva shumë mirë. Kur të presin për të dytën herë, kjo nënkupton se je shumë i mirë. Nuk e kam problem të kthehem në Inter. Klubi e ka strukturën e vërtetë dhe ambiciet e vërteta”, ka thënë portugezi.

Në pyetjen nëse nuk u pendua se nuk arriti të ngrejë trofenë në Ligën e kampionëve me Real Madridin në “Santjago Bernabeu”, Murinjo është përgjigjur kështu: “Unë veçmë e fitova Ligën e kampionëve në ‘Bernabeu’…me Interin”.