Multanovski: Është momenti i duhur për zgjidhjen e çështjes së emrit


Konsiderojmë se ka vend për vendet e Ballkanit perëndimor në BE dhe ai proces nuk duhet të ndalet, ka thënë ambasadori polak në Maqedoni Jacek Multanovski në bisedën javore për REL.
“Qëndrimi i Polonisë lidhur me çështjen e zgjerimit të BE-së është se jemi promotor të politikave të zgjerimit, një nga më shumë promotorët në BE për idenë e zgjerimit.

Konsiderojmë se ka vend për vendet e Ballkanit perëndimor në BE dhe ai proces nuk duhet të ndalet. Prandaj ne e respektojmë punën e juaj të vlefshme dhe tentojmë të promovojmë këtë ide dhe tani trendi në BE është vënia e stabiltietit, zhvillimit ekonomik, rritjes së standardit jetësor. Njëherësh bëhet fjalë për siguri dhe ne këtë çështje shumë e vlerësojmë”, ka thënë Multanovski.

Sipas tij ajo që po ndodhë në drejtim të raporteve mes Maqedonisë dhe Greqisë është me rëndësi sesi do të zhvillohen ato drejt stabilitetit të ardhshëm të vendit dhe rajonit.
“…por këtë mundësi që mund të shohim për momentin në zgjidhjen e çështjes së emrit është me rëndësi, ndërsa BE dhe NATO duhet këtë ta shfrytëzojnë”, ka thënë ambasadori polak, Jacek Multanovski.