MSH e shqyrton propozimin që pacientët të zgjedhin ambulantë amë, e jo mjek amë


Lehtësimi i punës së mjekëve dhe qasja e pacientëve deri te shëndetësia primare, të cilët tashmë nuk do të duhet të kenë kujdes nëse mjeku i tyre amë apo zëvendësi i tij është në turn dhe në çdo kohë të mund të shkojnë në mjek, është qëllimi i propozimit nga mjekët amë, i cili shqyrtohet në Ministrinë e Shëndetësi.

“Momentalisht shqyrtohen të gjitha propozimet e deritanishme nga mjekët amë. Bëhet fjalë për më shumë propozime, mes të cilëve shqyrtohet edhe mundësia që licenca për punë të jetë në emër të institucionit shëndetësor privat, ndërsa pacientët gjatë përzgjedhjes së mjekut amë të mos udhëhiqen në emër të mjekut të zgjedhur, por në emër të institucionit shëndetësor privat, në të cilin punon mjeku”, deklaroi për MIA-n ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe.

Shtoi se momentalisht kërkohet zgjidhje adekuate për të gjitha propozimet e parashtruara nga shoqatat profesioniste.

Kryetarja e Shoqatës së mjekëve privatë të Republikës së Maqedonisë, dr. Lilija Çollakova Dervishova deklaroi për MIA-n se gjatë kohë nga momenti kur filloi shpërngulja masive e kuadrit rinor kërkojnë si Shoqatë që pacientët gjatë përzgjedhjes së mjekut amë të mos udhëhiqen në emër të mjekut të zgjedhur, por në emër të institucionit privat shëndetësor në të cilën punon mjeku.

“Në situatë kur mjekët e rinj të punësuar do të largohen, Fondi për sigurim shëndetësor automatikisht i shlyen të gjitha pikat. Ka Rregullore të Fondit, në të cilën deri 2.500 pika pacientët udhëhiqen në një mjek, e pastaj mbi ata , 2.500 çika duhet secili pronar t’i regjistrojë pacientët e të mjekut të punësuar. Dhe në situatë të këtillë, pronari i ambulancës, i cili ka dy infermiere, sepse mbetet një inferimiere e lirë kur largohet i punësuari i dytë, ndodhet në situatë të vështirë financiare edhe të dëshirojë të punësojë mjek të ri, nuk ka me çka ta paguajë të punësuarin e dytë”, tha Çollakova Dervishova.

Sqaroi se për shkak të kësaj si Shoqatë kanë kërkuar që pacientët të mos zgjedhin mjekë amë, por të zgjedhin ambulancë amë dhe me këtë të ketë kontinuitet në mjekim.

Çollakova Dervishova potencoi se kërkesa e tyre shumëvjeçare është edhe licenca për punë në rrjet të jetë në IPSH, e jo në mjek, sepse, siç sqaroi, me vetë vdekjen e pronarit shuheshin gjithë firmat dhe të punësuarit mbeten në rrugë.

Theksoi se kur kolegu i tyre Ivo Sokollov nga Shkupi ka vdekur, të gjithë ekipet tjera kanë përfunduar në rrugë.