MSH: Bëmë gjithçka për ta shpëtuar 15 vjeçarin, Komisioni do bëjë analizën


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të bëjë analizë të detajuar për rastin tragjik ku vdiq 15 vjeçari gjatë operacionit në Klinikën e traumatologjisë.
“Informatat e para flasin se bëhet fjalë për hipertermi malinje që ndodhë në raste të rralla tek pacientë që kanë predispozicion gjenetik. Krejt kuadri i Klinikës për ortopedi ka qenë maksimalisht i angazhuar në tentimet që të shpëtohet fëmija”,thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Prej atje thonë se është formuar Komision ku Klinika do të analizojë rastin dhe pas marrjes së rezultateve zyrtare të obduksionit, opinioni do të njoftohet në mënyrë transparente.