MPJ reagon ndaj deklaratave të Koxijasit për çështjen e emrit


Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, ka reaguar pas deklaratës së shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxijas, se në muajn shkurt Greqia do ti dorëzon Maqedonisë një projekt marrëveshje me katër pika, transmeton Zhurnal.

Në prag të vizitës së të të dërguarit special të Kombeve të BAshkuara (KE), Metju Nimicx, me ndërmjetësimin e të cilit po zhvillohen bisedimet për çështjen e emrit, theksojmë se paraqitja publike e pozicioneve përfundimtare mund ta zvogëloi hapësirën e bisedimeve, thonë nga kabineti i shefit të diplomacis së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

“Nga ana jonë ka vullnet të mirë për një zgjidhje të pranushme e cila do të respekton interesat, dinjitetin dhe indetitetin e dy popujve. Që të arrihet zgjidhje është i nevojshmë edhe vullnet i mirë politik nga pala tjetër”, thonë nga kabineti i Dimitrovit.

Reagimi i Ministris së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, vjen pas paraqitjes së mbrëmëshme televizive të shefit të diplomacis greke Nikos Koxijas në televizionin shtetëror ERT, në të cilin paralajmroi marrëveshje të re katër pikëshe, që sipas Athinës duhet të jetë baza e zgjidhjes së kontestit të emrit dhe rrugëtimit euroatlantik të Maqedonisë drejt NATo-së dhe BE-së.