MPJ-ja greke përshëndet vendimin për riemërtimin e aeroportit dhe autostradës


‘Shpresojmë se kjo do të thotë hapje e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve’, thuhet në raportin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

Gjithashtu në kumtesë thuhet se përshëndesin vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për riemërtimin e aeroportit të Shkupit dhe autostradën me të njëjtin emër që lidh dy vendet.

“Përshëndesim vendimin e sotëm (dje) të Qeverisë së ish-Jugosllavisë së Republikës së Maqedonisë ta riemërojë aeroportin në Shkup në ‘Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit’, si dhe autostradën që lidh Shkupin me kufirin grek në ‘Autostrada e Miqësisë’.

Vendimi i sotëm është hap pozitiv për kthesë të asaj që është bërë në dekadën e kaluar dhe kishte prishur marrëdhëniet mes dy vendeve. Ky është një zhvillim i rëndësishëm në drejtim me menaxhimin me irredentizmin dhe shpresojmë se do të thotë hapje e një kapitullit të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve”, njoftojnë nga MPJ-ja greke.