MPJ e Bullgarisë: Gruevski nuk ka pasur pasaportë bullgare


Ministria e Drejtësisë e Bulgarisë lëshoi një njoftim zyrtar ku mohon se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka hyrë në Hungari duke përdorur pasaportë bullgare. “Nikola Gruevski nuk është shtetas i Bullgarisë dhe nuk ka paraqitur dokumente për të fituar shtetësinë bullgare. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lëshuar pasaportë për Gruevskin”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë së Bullgarisë./Gazeta e Pavarur