MPB po kryen hetimet, shoferi është hospitalizuar


Rreth orës 16:45 minuta në autostradën Shkup-Tetovë  një autobus i “Drumo Turs” i cili ka qarkulluar për në Tetovë ka dalë në korsinë tjetër të rrugës dhe është përmbysur.  Për fat të keq kemi 13 viktima dhe 30 të lënduar. Hetimet po vazhdojnë, prokuroi publik dhe ekipe të MPB-së janë në vendin e ngjarjes, deklaroi sonte zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski, i cili shtoi se në vendin e aksidentit paraprakisht ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Theksoi se informacione më të hollësishme për aksidentin do të bëhen të ditura më vonë.

“Me shoferin u bisedua dhe ai momentalisht është në spital dhe fakti që është biseduar me të do të ndihmojë në konfirmimin e arsyeve të aksidentit”, shtoi ai.

Në momentin kur është përmbysur autobusi nuk ka pasur makinë tjetër, tha Angelovski.