MPB: Nuk dihet se në ç’gjendje janë alpinistët
Sot rreth orës 3 në mesnatë në SPB të Manastirit është lajmëruar se dy alpinistëve (një person mashkull dhe femër) u janë humbur gjurmët në malin Nixhe, transmeton medial.mk. Ngjarjen e kanë paraqitur anëtarët tjerë të grupit.
Sipas pohimeve të tyre, pasi janë nisur të ngjiten në mal në anën e Greqisë, dy anëtarëve të tyre u janë humbur gjurmët.
Më pas telefonat e dy alpinistëve janë locuar në 100 metra në territorin e Maqedonisë dhe tani për tani nuk duhet se në çfarë gjendje janë alpinistët, kanë thënë në MPB.