MPB: Në Qafë Thanë janë sekuestruar 50 kg drogë


MPB-ja konfirmon lajmin e Alsat të publikuar një ditë më parë për drogën e kapur në afërsi të vendkalimit kufitar Qaf-Thanë.

“Më 11 nëntor të këtij viti, rreth orës 19:00, në afërsi të vendkalimit kufitar Qafë Thanë, policia kufitare ka gjetur dhe konfiskuar afro 50 kg marijuanë. Në vendin ku është gjetur droga, është kryer ekspertizë dhe po merren të gjitha masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Gazeta e Pavarur