MPB: Minorenia nga “25 Maji” disa herë është denoncuar si e zhdukur, edhe ka qenë e abuzuar seksualisht


Vajza minorene nga institucioni publik për fëmijë me probleme edukative-sociale “25 Maji” nëntë herë është denoncuar si e zhdukur në periudhën nga fundi i vitit 2016 e deri tani nga ana e të punësuarve në institucionet sociale-përkujdesëse dhe po aq herë kanë vepruar shërbimet adekuate policore. Disa herë policia ka parashtruar edhe kallëzime penale kundër disa personave për sulm gjinor ose për abuzim seksual ndaj minorenes, informojnë nga MPB-ja.

Prej atje njoftojnë se në rastet e dokumentuar, është biseduar me persona të involvuar në aksionet joligjore nga sfera e veprave penale kundër lirisë gjinore, për çka janë bërë njoftime të hollësishme të dorëzuara deri te PTHP kompetente për veprim të mëtejmë.

“Më 3 janar të vitit 2017 pas denoncimit për person të zhdukur, vajza është gjetur në lagjen Shuto Orizarë në shtëpinë e XH.K. (68), të cilën me dhunë e ka mbajtur në shtëpinë e tij me qëllim që t’i bëhet nuse. Është konstatuar se atje minorenia ka pasur marrëdhënie seksuale me person më të moshuar. Është realizuar bisedë zyrtare me XH.K., A.K. (44 dhe SH.K. (39) dhe si kryerës i mundshëm është detektuar SH.K. për çka nga ana e Njësitit për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup është bërë raport i posaçëm i cili më 12 janar të vitit 2017 është dorëzuar deri te prokurori kompetent pranë PTHP Shkup për drejtim dhe veprim të mëtejmë”, thuhet në kumtesën nga MPB-ja.

Në një rast tjetër të dokumentuar, njoftojnë nga Ministria, bëhet fjalë për denoncim nga e punësuara në IP për përkujdesje të fëmijëve me probleme edukative-arsimore më 28 shtator të vitit 2017, pasi minorenia është kthyer në shtëpi pas një periudhe të caktuar mungese.

“E punësuara në këtë institucion publik ka denoncuar se, sipas fjalëve të vajzës, rreth 2-3 javë disa herë ka pasur marrëdhënie seksuale me person më të moshuar. Menjëherë është vepruar pas denoncimit dhe nga ana e SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike-Shkup është dorëzuar njoftim me shkrim nga 2 nëntori i vitit 2017, ndërsa njoftim plotësues është dorëzuar edhe më 15 shkurt të vitit 2018”, informojnë nga MPB-ja.

Prej atje njoftojnë edhe se më 13 nëntor të vitit të kaluar rreth orës 22:30 nga ISHP Spitali i Përgjithshëm – Reparti i fëmijëve Veles e kanë informuar policinë e Velesit se tek ata është sjellë një minorene pa vetëdije. Ditën e ardhshme me kërkesë të MPB-së, PTHP ka dhënë urdhër me shkrim për realizim të kontrollit tek fëmija në Mjekësinë gjyqësore – Shkup. Në bazë të rezultatit nga kontrolli i realizuar, është dokumentuar kallëzim penal kundër E.U. për sulm gjinor mbi fëmijën, ndërsa hetimi është zgjeruar dhe tek persona të tjerë, për çka do të dorëzohet kallëzim penal deri te PTHP.

Në rastin për vajzën 13-vjeçare nën përkujdesje të institucionit publik për fëmijë me probleme sociale “25 Maji” për të cilën mediat publikuan se është abuzuar seksualisht dhe ka mbetur shtatzënë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot shfaqi dyshim se me siguri bëhet fjalë për eksploatim seksual nga persona të jashtëm ose tregti me njerëz