MPB: Jeton Rexhepi ishte i armatosur me “kallash”, “karabin”, revole TT dhe katër bomba


Siç ka njoftuar Ministria për Punë të Brendshme, Sot në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Llërcë të Tetovës, pjesëtarë të Ministrisë për punë të brendshme, sipas planit paraprakisht të hartuar, morën masa dhe aktivitete për të privuar nga liria personin J.R.( 38vjeç ) nga fshati Llërcë, i cili kërkohej me urdhër aresti qëndrorë dhe ndërkombëtarë, për vuajtje të dënimit me burg me afat praj 26 vjet e 10 muaj.

Siç njofton MPB-ja, Sot në orët e hershme të mëngjesit, në shtëpinë e J.R. në fshatin Llërcë, gjat marjes së masave dhe aktiviteteve për ta privuar nga liria, ai ka hudhur një bombë dore ndaj pjestarëve të policisë, dhe më pasë është dhënë në ikje, i veshur me xhaketë antiplumb, i armatosur me pushkë automatike, me tre karikues të mbushura me municion për pushkë automatike, me karabinë, armë zjarri e tipit TT 7.62, me karikues të mbushur me municion dhe katër bomba dore. Pas tentimit të dytë që ta privojnë nga liria, në afro 200 metra në afërsi të shtëpisë së tij, personi përsëri ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të policisë, prapë është kapur për bombën e dorës dhe ka tentuar që ta përdor të njëjtën ndaj tyre, kështu që policia është përgjigjur dhe i njëjti është privuar nga jeta.

Sipas MPB-së, personit në fjalë, në periudhën prej vitit 2000, deri në vitin 2016-të, deri te Prokuroria Themelore Publike Tetovë, dhe Prokuroria Themelore Publike Shkup, i janë shqiptuar gjashtë akuza penale, për 16 forma të rënda të veprave penale.

Në vendin e ngjarjes hetimet janë zhvilluar nga ana e Prokurorisë Themelore Publike Tetovë, ekipit të hetuesisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, mjekë nga Mjeksia Ligjore, si dhe ekspertë nga Ministria për punë të brendëshme. /Art Channel/