MPB-ja saudite krijoi aplikacion me të cilin burrat mund t’i ndjekin gratë dhe vajzat


Ministria e Punëve të Brendshme e Arabisë Saudite ka krijuar aplikacion për telefona celular, e cila u lejon burrave “mbrojtës” t’i ndjekin lëvizjet e grave “të varura” prej tyre ta parandalojnë kalimin eventual të kufirit. Ky aplikacion është krijuar për shkak se po rritet numri i grave, të cilat ikin nga mbretëria ultra konservatore.

Aplikacioni i quajtur Absher (Absher) , që në gjuhën arabe do të thotë “Lajm i mirë”, po përdoret tashmë disa vite, por para pak kohe ajo e tërhoq vëmendjen e mediave në botë pasi u  zbardh rasti i tinejxheres saudite Rahaf  Mohamed, e cila është arratisur nga Mbretëria për shkak despotizimit në familjen e saj dhe kërkoi strehim në Kanada.

Aplikacioni u lejon burrave t’i ndjekin vajzat dhe bashkëshortet, dhe të informohen nëse ato i shfrytëzojnë pasaportat që të udhëtojnë jashtë Arabisë Saudite.

MPB-ja saudite, e cila menaxhon me aplikacionin thotë se ky është tentim të krijohet platformë për shërbim digjital, i cili e përfshin mundësinë për pagesa onlajn të gjobave me para.

Nga ana tjetër, burrat saudite e shfrytëzojnë tejmase aplikacionin për regjistrim të “të varurave”  edhe për informim me qëllim që ta kufizojnë lirinë e grave.

Duhet theksuar se e drejta saudite thotë se rëndësi thelbësore ka çdo grua të ketë “rojtar” legjitim , zakonisht babai ose burri, i cili mund “ta ndjek” lëvizjen dhe përditshmërinë në jetës e saj.

Ndërkohë, “Ejpëll” dhe “Gugëll” po ballafaqohet  me kritika të ashpra për aplikacionin dhe akuzohen për lehtësimin e dhunës ndaj grave dhe ndihmojnë në ” imponimin e aparteidit gjinor” me atë që aplikacioni është i qasshëm në “Gugëll pllej” dhe “Ap stor” dhe “Ejpëll”.

Amnisti Internashënall, Hjuman Rajts Uoç dhe aktivist për të drejtat e grave u bënë thirrje gjigantëve teknologjik ta rishqyrtojnë hostingun e aplikacionit.

Hjuman Rajts Uoç deklaroi se “Ejpëll dhe Gugëll”  kanë rregulla kundër aplikacionit që i lehtësojnë kërcënimet dhe maltretimin. Aplikacionet si kjo mund ta lehtësoj shkeljen e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe diskriminimin e grave.