MPB: Hyrje e dhunshme në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup


Hyrjen me dhunë në Selinë e Lëvizjes BESA në Shkup e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB thonë se “Sot në Stacionin Policor “Bit Pazar” kryerës i panjohur ka hyrë dhunshëm në selinë e Lëvizjes BESA në Qendrën Tregtare Mavrovasja”. Siç thonë nga MPB, zyrtarët policorë kanë dalë në vendnin e ngjarjes dhe po bisedon me me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA dhe agjencisë e cila e ka siguruar objektin . Nga policia thonë se të dhëna më të hollësishme do të japin pas hetimit të plotë të ngjarjes.