Motoçiklisti godet fëmijën gjashtë vjeçar


Një fëmijë gjashtëvjeçar nga lagjja Ilinden e Shkupit u lëndua pasi u  godit nga një motoçikletë “longia  bautijan” e drejtuar nga një 16-vjeçar nga fshati Kadino.

Sipas  MPB-së, aksidenti ndodhi dje pasdite në orën 18 në fshatin Marino.

Fëmija gjashtëvjeçar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore është transportuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku   i është dhënë ndihma mjekësore. Lëndime trupore kanë marrë edhe shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës.

Është bërët  hetimi në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit hetimor të SPB Shkup.