Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë gjatë natës dhe të hënën paradite, kur kudo do të formohet mbulesë dëbore (në vendet më të ulëta rreth 10-15 cm, ndërsa nëpër male do të rritet edhe për mbi 30 cm).
Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit edhe erë e përforcuar veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në dy, ndërsa ajo e ditës prej minus një deri në tre gradë celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë gjatë natës. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus një gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në zero gradë celsius.

Të martën reshje të dobëta të borës ende do të ketë vetëm në pjesët perëndimore të vendit. Deri të enjten temperaturat do të jenë jashtëzakonisht nën mesataren për këtë periudhë të vitit.