Moti sot në Maqedoni


Në orët e hershme të mëngjesit në Maqedoni do të ketë reshje të dobëta lokale, ndërsa gjatë ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë me erë të përforcuar veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në gjashtë gradë, ndërsa gjatë ditës prej tre deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me erë të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës deri në tetë gradë Celsius.

Në dy ditët e ardhshme moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit. Në ndikimin e valës së re të lagështisë nga e shtuna pasdite do të ketë reshje të përkohshme të shiut ku të dielën dhe të hënën në viset më të larta dhe në male do të jetë me borë.