Moti sot në Maqedoni

Moti në mbarë vendin do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare juglindore, ndërsa në pjesët perëndimore erë përkohësisht e përforcuar jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus tre deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës nga 15 deri në 23 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 20 gradë.

Gjatë fundjavës moti do të jetë stabil dhe më i ngrohtë me erë mesatare, përkohësisht të përforcuar jugore./Gazeta e Pavarur