Moti për ditën e sotme


Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut. Pasdite në pjesët lindore reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima. Lokalisht pritet të reshin mbi 30 l/m2.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 15 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje shiu. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

Të mërkurën reshjet në malet dhe në vendet më të larta do të jenë të borës, por me intensitet të dobët. Do të fryjë erë e përforcuar veriore që do të jep kushte në ulje të konsiderueshme të temperaturës në ditët në vijim.

Të enjten do të jetë ftohtë me reshje të borës, ndërsa nga e premtja pritet kthjellim.