Moti nesër me vranësira, nga e premtja rritje të temperaturave ditore


Meteorologët paralajmërojnë stabilizim të gjendjes së motit dhe rritje të temperaturave.

Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasnesër do të ketë reshje lokale të shiut me bubullima të rralla.

Siç njoftoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPM), nga e enjtja deri të dielën temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga katër deri më 16 gradë, ndërsa ajo ditore nga 20 deri më 29 gradë.

Të hënën do të jetë me ngrohtë, me temperaturë ditore prej 30 gradësh.