Moti i lig e mori viktimën e parë në Shqipëri

Moti i lig, i përcjellë me erë të fortë dhe shi të rrëmbyeshëm dhe intensiv, që e kaploi Shqipërinë, e mori viktimën e parë.

Bëhet fjalë për një 50-vjeçar elektriçist në qytetin e Fierrit, i cili ka pësuar nga goditja e rrymës në momentin kur ka evituar një defekt në fshatin Kurjan. Kolegët menjëherë e kanë dërguar në spital, ku u është nënshtruar lëndimeve.

Shirat e rrëmbyeshëm përmbytën hapësira bujqësore dhe rrugë. Nga niveli i lartë i ujit është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës, për këtë shkak trafiku është ridrejtuar.

Probleme në qarkullimin e trafikut ka edhe në rrugën i cili çon drejt aeroportit ndërkombëtar në Tiranë, si dhe në akse të tjera rrugore.

Dukshëm është rritur niveli i lumenjve, ndërsa janë përmbytur edhe shumë objekte afariste dhe shtëpi.

Për shkak të gjendjes së këtillë Shtabi Krizave të Shqipërisë është në seanca të vazhdueshme, ndërsa Armata është e gatshme të intervenojë nëse ka nevojë për atë.

Ministria e Arsimit të Shqipërisë bëri të ditur se nesër nuk do të punojnë të gjitha shkollat dhe kopshtet.