Mot me diell dhe i ngrohtë deri në 36 gradë


Moti në vend do të jetë me diell dhe ndjeshëm më ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në pjesët malore, veçmas në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi të përkohshëm dhe bubullima. UV indeksi do të jetë 9.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri 36 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 15, ndërsa ajo e ditës deri në 33 gradë Celsius.

Në ndikimin e masës së ngrohtë ajrore pason periudhë e motit ndjeshëm të ngrohtë. Në ditët që pasojnë në orët e pasdites lokalisht do ketë shi të rrëmbyeshëm i përkohshëm i shoqëruar me bubullima, diku paraqitje edhe e breshrit, ndërsa mot jostabil do të jetë nga e hëna.