MOST: Votimi po zhvillohet si më mirë, pa parregullsi serioze


Votimi në rrethin e parë të Zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet si më mirë, pa parregullsi serioze, ndërsa jehona deri në orën 13 është 20,8 për qind, tregojnë informacionet e mbikëqyrësve dhe zyrave rajonale të asociacionit qytetar MOST.

Vetëm në dy vendvotime janë regjistruar parregullsi, tha në konferencën për shtyp Zllatko Dimitrioski, përfaqësues i MOST. Në vendvotimin  2805/1 në komunën Qendër në Shkup në fillim të votimit ishin gris tre fletëvotime  së bashku me numrin serik. Në vendvotimin 1385/1  në Prilep, siç theksoi Dimitrijoski, pasi një votues ka votuar ishte vërejtur se ai nuk ka qenë i regjistruar në Listën Zgjedhore, por ai ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij e cila ishte e regjistruar në Listën Zgjedhore  dhe e cila kishte nënshkruar.

Dimitrijovski kumtoi se sipas të dhënave të mara nga programi (grumbullim paralel i votave), e cila paraqet metodë matematikore-statistikore, jehona deri në orën 11 është 11,2 për qind, deri në orën 12 është 15,9 për qind, përderisa deri në orën 13 është 20,8 për qind.

Konferenca e ardhshme e MOST do të mbahet në orën 19.

Most e ndjek votimin e sotëm me mbi 1500 mbikëqyrës. Në 1.160 vendvotime  të zgjedhura sipas mostrës reprezentuese dhe të rastësishme, janë shpërndarë  po aq mbikëqyrës, me  çka janë mbuluar 33 për qind nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve në shtet.