MOST: Raundi i dytë i zgjedhjeve kaloi në një atmosferë korrekte dhe demokratike


Vlerësimi paraprak i Asociacionit të Qytetarëve MOST është se në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, qytetarët, në numër të mjaftueshëm, në mënyrë të lirë dolën dhe e dhanë votën e tyre dhe votimi u zhvillua në një proces korrekt  dhe në atmosferë demokratike.

“Gjatë ditës së zgjedhjeve janë vërejtur vetëm disa raste të izoluara të parregullsive, të cilat nuk kanë ndikuar në cilësinë e procesit zgjedhor”, tha kryetari i MOST-it, Darko Aleksov.

Ata deklaruan se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit midis dy raundeve të zgjedhjeve kishte përpiluar katër ankesa të parashtruara nga VMRO-DPMNE lidhur me keqpërdorimin e mundshëm të burimeve shtetërore, duke i refuzuar në thelb të gjitha ankimimet.

Siç theksoi Aleksov, MOST e përshëndet sjelljen e KSHPK-së në këto zgjedhje.

MOST e përsërit rekomandimin që në të ardhmen e afërt institucionet kompetente të eliminojnë problemet sistematike të vjetra në mbajtjen e evidencës dhe azhurnimin e Listës Zgjedhore, edhe pse në këto zgjedhje nuk u vërejtën shumë votues që nuk mund të gjendeshin në Listën e Votuesve.

“Megjithëse KSHZ-ja vazhdoi praktikën pozitive të referendumit dhe kur vendosi për ankesat, në raundin e parë nuk mund të vërehej asnjë votim për linja partiake, megjithatë, KSHZ-ja në katër raste anuloi votimin pa hapur të gjithë materialin zgjedhor dhe ky është një detyrim i përcaktuar me Kodin Zgjedhor. Gjithashtu, një ankesë u refuzua, megjithëse në procesverbalin e qendrës së votimit kishte një shënim që tregonte se KZ-ja nuk e kreu votimin në përputhje me Kodin Zgjedhor”, theksoi Aleksov.